ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë përgënjeshtroi informacionet, sipas të cilave zëvendëspresidenti, Mike Pence ishte vetizoluar pas një rasti me koronavirus tek një bashkëpunëtore e tij.

Zëdhënësi i zëvendëspresidentit, Devin O’Malley, theksoi në një komunikatë se ky i fundit do të shkonte në punë sot në mëngjes ashtu si zakonisht, pasi kishte rezultuar negativ nga testimet e kryera.

“Zëvendëspresidenti Pence do të vazhdojë të ndjekë këshillat e njësisë mjekësore të Shtëpisë së Bardhë dhe nuk është në karantinë”, theksoi ai.

Zëdhënësja e Pence, Katie Miller, është rasti i dytë me COVID-19 i konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë, pas një ushtaraku të Marinës në shërbim të presidentit amerikan, Donald Trump.

Pence dhe Trump kryejnë teste çdo ditë.

Tre anëtarë të ekipit të luftës kundër koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë do të qëndrojnë në izolim pas ekspozimit të mundshëm me virusin, epidemiologu, Anthony Fauci, drejtor i Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC) Robert Redfield, dhe Drejtori i Rregullatorit të Barnave (FDA) Stephen Hahn”, njoftuan mediat amerikane.

Epidemia ka shkaktuar rreth  80 000 të vdekur në SHBA, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins./ /ec/