NJU JORK, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Larg Washingtonit, presidenti amerikan, Donald Trump foli dje për një Amerikë “të jashtëzakonshme” dhe denoi protestat e dhunshme antiraciste, në monumentin madhështor të Mont Rushmore, pa u ndalur tek shifrat alarmante të COVID-19.

Shumë i kritikuar për menaxhimin e tij të pandemisë, presidenti amerikan i ofroi vetes, në prag të festës kombëtare të 4 korrikut, një mbrëmje me fishekzjarre dhe një fjalim me një ton shumë të ashpër.

Në një takim në Mont Rushmore, miliarderi republikan foli për një Amerikë të fortë dhe krenare.

Presidenti amerikan, Donald Trump shkoi dje në mbrëmje në Dokotan e Jugut për një miting në kuadër të fushatës së tij.

Miliarderi amerikan kishte zgjedhur të mbante fjalimin e tij në këmbët e Mont Rushmore,e njohur për skulpturën e katër presidentëve amerikane të gdhendur në shkëmb.

Përpara mbështetësve të tij, kandidati republikan mbroi një Amerikë “krenare” dhe “të fortë”, duke kaluar në heshtje dëmet e shkaktuara nga epidemia e koronavirusit.

“Ne do ta tregojmë të vërtetën ashtu siç është, pa kërkuar falj. SHBA-ja është vendi më i sinqertë dhe më i jashtëzakonshëm që ka ekzistuar ndonjëherë në Tokë”, u tha ai mbështetësve të tij.

Mes një debati mbi simbolet e historisë së vendit, dhe ndërsa statujat e gjeneralëve të konfederatës u rrëzuan nga protestuesit antiracist, presidenti amerikan, Donald Trump denoncoi “një fushatë që synon të fshijë historinë tonë, për të denigruar heronjtë tanë, për të hedhur poshtë vlerat tonë dhe për të indoktrinuar fëmijët tanë”.

“Angazhova forcat federale të sigurisë për të mbrojtur monumentet tona, arrestuar rebelët dhe për të ndjekur penalisht ata që shkelin ligjet që vlejnë për të gjithë. (…) Personat të cilët kanë dëmtuar ose dëmtojnë statujat ose monumentet federale do të dënohen me të paktën 10 vjet burg”, theksoi ai.

ATSH