NJU JORK, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan njoftoi se SHBA-ja ishte pranë një vaksine kundër COVID-19.

“Jemi pranë një vaksine kundër COVID-19″, konfirmoi presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë për ”Fox News”.

SHBA-ja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 840 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri duke e çuar në 117 694 numrin e viktimave për 2,16 milionë raste.

Edhe në Amerikën Latina gjendja paraqitet e rënduar me 1 826 090 raste të diagnostikuara me COVID-19 dhe 86 252 të vdekur.

Numri i të infektuarve vazhdon të rritet ndjeshëm në Brazil.

ATSH