UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të zhvillojë një tjetër takim të madh në mbështetje të fushatës së tij për rizgjedhje, megjithëse numri i infeksioneve me koronavirus është përsëri në rritje në disa shtete amerikane.

Ai do të flasë me përkrahësit e tij gjatë një takimi elektoral në natyrë, në aeroportin e Portsmouthit, në New Hampshire më 11 korrik, ku mbështetësit e tij do të mbajnë maska.

”Të gjithë të ftuarit duhet të bien dakord për regjistrimin për të pranuar vullnetarisht të gjitha rreziqet që mund të vijnë nga një infeksion me koronavirus dhe stafi elektoral i presidentit Trump nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë”, thanë përfaqësues nga stafi i tij elektoral.

Ekspertët i konsiderojnë ngjarjet kryesore në ambiente të mbyllura veçanërisht të rrezikshme për përhapjen e infeksioneve.

ATSH