ATSH-ANSA/ – SHBA është e pozicionuar mirë ndaj pandemisë dhe nuk jam dakord me Faucin, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump kundërshton kështu virologun e njohur amerikan, Anthony Fauci, i cili ka lëshuar alarmin për një tjetër valë pandemie të koronavirusit në SHBA.
“Fauci na tha që të mos i vishnim maskat, ndërsa tani ai thotë që t’i veshim ato. Ai ka thënë që të mos mbylleshim me Kinën, ndërsa unë e bëra atë, sidoqoftë”, shtoi Trump.
”Nuk i kam dëgjuar ekspertët e mi dhe ndaluar hyrjen e kinezëve në vend. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë gjë, sot do të ishim më keq”, theksoi presidenti. /os/