ATSH-AA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se vdekjet në vend nga koronavirusi i ri (COVID-19) mund të arrijnë 80 deri në 90 mijë.
Trump bëri një vlerësim mbi luftën dhe rezultatet e pritura lidhur me COVID-19 për stacionin televiziv informativ amerikan ”Fox News”.Ai tha se SHBA-ja po kalon një proces të suksesshëm në luftën me pandeminë dhe se në mënyrë graduale mund të kthehen në normalitet disa shtete që janë mbyllur ekonomikisht në kuadrin e masave.
Ndërsa ndaj një pyetjeje lidhur me rastet dhe vdekjet, presidenti Trump theksoi se në vend mund të humbin jetën 80 deri në 90 mijë njerëz.
Më tej ai mbrojti idenë e tij se nuk janë në një gjendje shumë të mirë në krahasim me shifrat, por se nuk do të konsiderohen keq edhe në krahasim me vendet e tjera.
Pas rikujtimit të deklaratës së tij një javë më parë në Shtëpinë e Bardhë se vdekjet mund të ishin 60 deri në 65 mijë, Trump tha se “atëherë shpreha 65 mijë, ndërsa tani them 80 deri në 90 mijë sepse vdekjet mund të rriten shumë shpejt”./ a.jor.