NJU JORK, 23 qershor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja i dorëzoi partnerëve të saj të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë duke dënuar sulmet në vitin 2019 në Arabinë Saudite, të atribuara Iranit dhe duke propozuar zgjatjen për këtë vend të një embargoje mbi armët, sipas diplomatëve.

Mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, SHBA do të përdorë një takim mbi Iranin të Këshillit të Sigurimit, i parashikuar më 30 qershor për të mbrojtur projektin e tyre, që pritet të kundërshtohet nga Rusia dhe Kina.

Asnjë datë nuk është parashikuar për një votim.

Irani i është nënshtruar një embargoje armësh lidhur me rezolutën 2231 e cila ratifikoi marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare të arritur në 2015 me Teheranin.

Që nga fillimi i vitit, Uashingtoni ka marrë përsipër të nxisë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të mbështesin një zgjatje të embargos, duke u dhënë disa prej tyre një projekt-rezolutë për këtë qëllim.

Në një deklaratë të përbashkët Parisi, Berlini dhe Londra, nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Moskën dhe Pekinin, u shprehën kundër heqjes së embargos.

ATSH