TIRANË, 30 qershor/ATSH/ -Shkolla e Magjistraturës zhvilloi sot fazën e dytë të provimit të pranimit.
176 studentë përfunduan raundin e dytë të provimit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theksoi sot se, “nën kujdesin e OPDAT, Këshillit të Europës, programit Drejtësi për të Gjithë dhe përfaqësuesve të tjerë të partnerëve ndërkombëtarë, 176 studentë përfunduan raundin e dytë të provimit të tyre”.
“Ky numër i madh studentësh është një premtim i një të ardhmeje të ndritur për sistemin e drejtësisë shqiptare. Suksese të gjithë studentëve”, nënvizoi Ambasada amerikane në Tiranë.
ATSH