Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se është plagosur shtetasi Viktor Balla, rreth 50 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit.
Siç raporton gazetari Kuçi, 50-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet në reanimacion. Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat, në të cilat ka shpërthyer zjarri.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)