TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Shqipëria gjithnjë e më tepër po shihet me interes nga investitorë të huaj.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se kompania rumune REMADET PROD SRL ka shprehur interes për bashkëpunëtor në tregun shqiptar për produkte inovative për industrinë e përpunimit dhe lëndës së parë për printim dhe shtypshkronjë.

Kompania REMADET PROD SRL është e specializuar në prodhimin dhe shpërndarjen e tretësve, pastruesve për industrinë e përpunimit dhe lëndës së parë. Ajo ka si qëllim të promovojë një produkt revolucionar në tregun e huaj, i cili është gjithashtu më miqësor ndaj mjedisit.

Numri i sipërmarrjeve të huaja të regjistruara në vendin tonë sa vjen dhe shtohet. Nga 5342 biznese të reja që janë regjistruar në 5 muajt e parë të vitit 2020, 450 janë me pronësi të huaj dhe të përbashkët./

ATSH