Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka raportuar te Komisioni i Ligjeve punën e 2023 të institucionit që ai drejton. I pyetur nëse ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore, Celibashi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për këtë gjë, teksa tregoi dhe problemin në reformat elektorale.

“Po, ka nevojë. Problemi këtu është se ne reformat elektorale i bëjmë shumë afër periudhës zgjedhore dhe as në këtë rast nuk shpëtuam nga kjo histori. Në kuadër të diskutimeve që po bëhen aktualisht nga Grupi i Dialogut për të adresuar disa çështje në kuadër të përmirësimeve ligjore për zgjedhjet e 2025, dhashë idenë se nëse nuk do të ketë sukses, nuk duhet të ketë arsye pse të mos vazhdojë procesi i diskutimit për çfarë do të duhet të ndryshojmë në ligjin zgjedhor.

Unë e kuptoj se interesi është të adresojmë çështjet për zgjedhjet e 2025, por pas 2025 do të ketë prapë zgjedhje dhe pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet dhe problematikat që lidhen me zgjedhjet në Shqipër

E kuptoj që mund të shkaktojë një lloj hilariteti kjo ide, por nuk është pa sens, por shumë e arsyetuar. Shumë vende e aplikojnë këtë ide, ku miratohet ligji zgjedhor dhe hyn në fuqi pas zgjedhjeve të radhës.

Do të ishte e udhës që kjo strukturë të krijohej për të punuar dhe për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore.

Kryesore është çështja e referendumeve, duhet të ketë një rregullim të përshtatshëm ligjor gjë që sot nuk ekziston.

Nëse gjithë diskutimin për zgjedhjet në Shqipëri, nuk e bëjmë vetëm për zgjedhjet e radhës, mendoj se mund të kemi një produkt të mirë”.

Top Channel