Dekada më parë qytetarët ishin skeptikë për të përdorur frigoriferin.

 

 

Për shkak se nuk ishin hasur më parë me një pajisje të tillë dhe në mungesë të informacionit për frigoriferin, njerëzit nguronin fillimisht për ta përdorur.

 

Por me kalimin e kohës duke marrë më shumë informacion rreth tij, kjo pajisje është kthyer në pjesë të pandashme për çdo familje. Ndërkohë sipas statistikave, që kur përdorimi i frigoriferit u bë masiv, numri i rasteve me kancer në stomak për shkak të mykut të ushqimeve u reduktua në 60%.

 

 

Reduktimi i dëmit është bërë një komponent i jetës së përditshme. Pajisja që shumica e njerëzve e përdorin disa herë në ditë – frigoriferi i kuzhinës në fakt ndihmoi në reduktimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi duke e mbajtur atë të freskët. Rripat e sigurisë në makina – një mjet shumë i rëndësishëm sot, u ndeshën me skepticizëm. Perceptimi i rripave të sigurisë u përmirësua si pasojë e uljes së shkallës së vdekshmërisë në aksidentet automobilistike – ndaj dhe efekti i tyre pozitiv u bë i dukshëm për konsumatorët dhe rregullatorët.tch