ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet zyrtare dhe monitorimet, në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të taksforcës së ngritur kundër përhapjes së COVID-19.
AKU njofton se ka kryer 172 kontrolle zyrtare dhe monitorime në shkallë vendi dhe ka vendosur 21 masa administrative “paralajmërim”, për zbatimin e protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.
Në kuadër të planit të marrjes së mostrave, trupa inspektuese ka marrë në total 11 mostra për analizim.
AKU bën të ditur se, në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antikovid” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 736 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /j.p/r.e/