Pas shifrave rekord të shënuar ditën e djeshme, Greqia ka regjistruar numra të lartë edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në shtetin helen, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1193 raste të reja të virusit Covid, nga të cilat 10 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve deri më tashmë është 10 4.227. Gjithashtu janë regjistruar edhe 98 vdekje në 24 orët e fundit rreth 30 viktima më pak se një ditë më parë, duke e dërguar në 2.321 vdekje gjithsej në vend.

Ndërsa 603 pacientë  po trajtohen të intubuar, ndërsa 575 të tjerë kanë fituar betejën me Covid-in.