SOFJE, 15 qershor /ATSH-DPA/- Bullgaria do të lehtësojë më tej masat kundër koronavirusit, edhe pse është shënuar një rritje të rasteve dhe shqetësimeve që vendi po përjeton një valë të dytë infeksioni.

Veshja e maskave në hapësirat publike të mbyllura siç janë dyqanet, nuk do të jetë më të detyrueshme në vendin e Europës Lindore, megjithëse kërkesa mbetet në fuqi për transportin publik, farmacitë dhe spitalet.

”Klubet e natës do të lejohen të rihapen, konferencat dhe kongreset mund të organizohen përsëri dhe sportet e mbyllura dhe ngjarjet stërvitore do të lejohen. Masat antiepidemike si distanca sociale duhet të respektohen ende në të gjitha aktivitetet”, deklaroi qeveria.

Bullgaria ka vendosur rekord për numrin e infeksioneve të regjistruara brenda një jave.

Midis 8 dhe 14 qershorit janë regjistruar 555 raste të reja, numri më i madh që nga shpërthimi i epidemisë.

Një total prej 3 266 rastesh dhe 172 viktimash janë regjistruar në vend.

ATSH