JAMATO, 26 qershor /ATSH-AA/ – Në qytetin Yamato në juglindje të Japonisë ndalohet përdorimi i celularit gjatë ecjes.
Këshilli i qytetit nëpërmjet një rregulloreje vendosi ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë ecjes në qytetin Yamato, në rajonin Kanagawa, dhe gjobitjen në rast të kundërt.
Studimi publik, i kryer në dy pjesë të qytetit në muajin janar, zbuloi se 12% e këmbësorëve kishin përdorur telefonin gjatë ecjes.
Pas studimit u vendos miratimi i rregullores që u paraqit në këshillin e qytetit.
Sipas vendimit këmbësorët mund të përdorin telefonat e tyre në lokacione të tilla publike si parqet.
Procedura ndëshkimore për ata që nuk do të zbatojnë këtë vendim, hyn në fuqi më 1 korrik.
ATSH