Spanja po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të rasteve të reja me Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit, Autoritetet shëndetësore ka raportuar një rekord të ri ditor me 23,580 raste.

Ndërkohë, 173 persona kanë humbur jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit që ka kapluar botën prej muajsh.

Sipas të dhënave, 1,1 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Spanjë, ndërkohë që numri i të vdekurve ka arritur në kuotën e 35,639 personave.

Rritja e rasteve të infektimit në javët e fundit detyroi qeverinë spanjolle të marrë masa drastike, duke shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme me 6 muaj të tjerë.

Ndërkohë rajoni i Katalonjës ka njoftuar mbylljen e kufijve për të parandaluar përhapjen e virusit, duke ndaluar hyrjen apo daljen në rajon për një periudhë 15 ditore.

Kujtojmë se edhe shtete të tjera si Italia, Franca apo Gjermania kanë kufizuar lëvizjet e qytetarëve, vendime që janë shoqëruar edhe me protesta.newsbomb