MADRID, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Ministrja spanjolle e Ekonomisë, Nadia Calvino është kandidate për presidencën e Eurogrupit, njoftoi sot qeveria e socialistit, Pedro Sanchez.

“Spanja do të zyrtarizojë sot kandidaturën saj, ish-funksionare e lartë europiane”, shtoi qeveria.

“Ky do të jetë një nder për qeverinë spanjolle (…) që Nadia Calvino të marrë presidencën e Eurogrupit, një organ kyç për bashkëpunimin dhe rindërtimin e një Europe më të fortë dhe më të bashkuar. Për herë të parë Spanja dhe një grua drejtojnë këtë institucion”, nënvizoi Pedro Sanchez në një mesazh në Twitter.

Pretendentët për pasardhës të portugezit, Mario Centeno në këtë post kanë depozituar sot kandidaturat e tyre.

Vendimi do të merret më 9 korrik.

Emrat e luksemburgezit, Pierre Gramegna dhe irlandezit, Paschal Donohoe bëjnë pjesë gjithashtu mes pretendentëve për këtë post.

ATSH