ATSH-AFP/ – Mbajtja e maskave do të jetë një detyrim në transportin publik në Spanjë që prej ditës së hënë për të shmangur një rritje të përhapjes së koronavirusit ndërkohë që vendi ka filluar lehtësimin gradual të kufizimit, njoftoi sot kryeminsitri spanjoll, Pedro Sanchez.

“Duke nisur nga e hëna, kushdo që do të përdorë transportin publik do të jetë i detyruar të mbajë maskë”, deklaroi Sanchez gjatë një fjalimi televiziv.

Deri tani qeveria ka rekomanduar shumë përdorimin e maskave në transportin publik.

Me qëllim që spanjollët të mund të disponojnë maska para hypjes në metro, autobus apo tren, gjashtë milionë maska do të shpërndahen në mbarë vendin para stacioneve të mëdha të trenit apo stacioneve kryesore”, nënvizoi Sanchez.

Spanja, një prej vendeve më të prekura nga pandemia me më shumë se 25 000 të vdekur, filloi këtë fundjavë lehtësimin e kufizimit të vendosur më 14 mars dhe që ka qenë një prej më striktëve në botë./ /ec/