ATSH-AFP/ – Spanja regjistroi sot 301 të vdekur në 24 orë si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri, një shifër në rënie në raport me bilancin e njoftuar dje duke e çuar në 23 822 numri e të vdekurve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë që Spanja është vendosur që prej 14 marsit në një kufizim shumë strikt që është zgjatur deri më 9 maj, qeveria e Pedro Sanchez miratoi sot planin për heqjen graduale të kufizimit duke nisur nga mesi i majit.
Numri i rasteve të konfirmuara në vend pas një testi PCR është rritur tashmë në 210 773 ndërkohë që numri i personave të shëruar ka arritur në 102 548 në total.
Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar më shumë se 210 000 të vdekur në botë, 85% prej të cilëve në Europë dhe në SHBA, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare./ /ec/