ATSH-AFP/ – Shkrimtari spanjoll, Carlos Ruiz Zafon, i njohur botërisht për romanin e tij “Hija e erës” vdiq në moshën 55-vjeçare nga tumori, njoftoi sot shtëpia botuese ”Planeta”.

“Shkrimtari Carlos Ruiz Zafon vdiq sot në moshën 55-vjeçare, në shtëpinë e tij në Los Anxheles”, theksoi grupi në një komunikatë.

“Një prej romancierëve më bashkëkohorë do të mbetet i gjallë mes nesh nëpërmjet librave të tij”, shtoi shtëpia botuese që publikon që prej 20 vitesh romanet e Ruiz Zafon.

Shtëpia botuese citon në një komunikatë një frazë të babai të Daniel Sempere, personazhi kryesor i romanit “Hija e erës”, libri më i njohur i autorit dhe një prej romaneve spanjolle më të shitur këto dekadat e fundit.

“Çdo libër ka një shpirt. Shpirti i atij që e ka shkruar dhe shpirti i atyre që e lexuan dhe jetuan dhe kanë ëndërruar”, thotë ky personazh./ /ec/