STOKHOLM, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 500 personalitete dhe organizma nga mbarë bota paralajmëruan kundër kërcënimit të mishëruar nga disa qeveri gjatë krizës lidhur me koronavirusin dhe kanë si qëllim për të kompromentuar demokracinë, në një letër të hapur të publikuar sot.

Fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë 2015 Svetlana Alexievitch, shkrimtari francez, Bernard-Henri Lévy, aktori amerikan, Richard Gere, Nobeli për Paqe 1983 dhe ish-presidenti polak, Lech Walesa apo dhe ish-shefja e diplomacisë amerikane, Madeleine Albright bëjnë pjesë mes nënshkruesve të kësaj letre, rihartuar me iniciativë të Institutit Ndërkombëtar për Demokracinë dhe Asistencën Zgjedhore (IDEA) në Stokholm.

Pa përmendur, në mënyrë të veçantë vende, ata dënojnë regjimet autoritare që përfitojnë nga kjo krizë (…) për t’i mbyllur gojën kritikëve dhe për të forcuar kontrollin e tyre politik.

“Demokracia është në rrezik (…). Liria, shëndeti dhe dinjiteti i personave janë në rrezik kudo në botë”, konfirmojnë ata.

Për sekretarin e përgjithshëm të IDEA-s, Kevin Casas-Zamora, ashtu si pandemia ka tashmë pasoja ekonomike dhe sociale të mëdha, tashmë është e mundur që ajo të ketë dhe pasoja politike shumë të thella.

Për Kevin Casas-Zamora, nëse fuqitë e urgjencës janë një “pjesë e ligjshme e arsenalit” të qeverive demokratike për t’u përballur me rrethana të jashtëzakonshme, ushtrimi i tyre duhet të mbetet “proporcional me emergjencën”.

ATSH