/ATSH-DPA/ – Parlamenti suedez mbajti sot një moment heshtjeje në nder të viktimave nga COVID-19, ditën kur numri i vdekjeve nga virusi kaloi shifrën 5 000.
“Pandemia nuk ka mbaruar ende, por e ndjejmë të përshtatshme të zhvillojmë një ceremoni për të kujtuar gjithçka dhe të gjithë ata që kemi humbur këtë pranvere, një pranverë si kurrë më parë”, deklaroi kryetari i parlamentit, Andreas Norlen.
Të pranishëm ishin edhe anëtarët e kabinetit, përfshirë kryeministrin, Stefan Lofven.
Për shkak të pandemisë, në mbledhjet e parlamentit dhe të komisioneve ka qenë i pranishëm fizikisht vetëm një numër i kufizuar deputetësh.
Ceremonia përkujtimore nuk është diçka e zakonshme në parlament, por është mbajtur edhe pas cunamit në Oqeanit Indian, në 2004 dhe pas vrasjes së kryeministrit të atëhershëm, Olof Palme, në vitin 1986./ /sara/