Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë rrugës “Arbnor e Astrit Dehari”, në Prishtinë.

Sipas informacioneve, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e të dyshuarit të ngjarjes.

“Ju njoftojmë se më 8.11.2020 ora 10:48 rr.Arbnor e Astrit Dehari, Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në këtë rrugë ndodhet edhe ndërtesa e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.newsbomb