Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë perëndimore do të diktojnë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në vendin tonë gjatë paradites.

Edhe pasditja e mbrëmja mbeten në ndikimin e motit të kthjellët, ndërsa kalime vranësirash të lehta do ketë vetëm në zonat veriore dhe lindore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë vlerat ditore të luhaten nga 0°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior- verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

I gjithë vendi gjatë orëve të para të ditës do të paraqitet me mot të kthjellët, ndërsa vranësira të lehta do ketë në zonat kufitare lindore. Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës së mërkurë të mbetet me mot të kthjellët në të gjithë Kosovën.