TOKIO, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Uzinat japoneze të ”Honda”-s vazhdojnë të jenë të mbyllura në Indi dhe në Brazil për shkak të sulmit të fundit kibernetik që ka shkaktuar ndërprerje të rrjetit botëror të prodhimit, deklaroi prodhuesi i automjeteve.

”Të gjitha uzinat e grupit në SHBA janë mbyllur, si dhe qendrat e prodhimit në Turqi që prej ditës së sotme”, sipas një zëdhënëseje të ”Honda”-s.

Në total, 11 uzina të grupit janë prekur nga ky sulm i ndodhur në fillim të javës, pesë qendra të së cilës në SHBA, sipas medias japoneze.

“Impakti financiar i këtyre ndërprerjeve do të jetë i kufizuar”, theksoi zëdhënësja.

ATSH