Një tragjedi është shënuar në familjen Cara në Rubik, ku si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën tre anëtarë të familjes.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë nga koronavirusi kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshorta e tij Dushe Cara dhe Arben Cara, djali i tyre i vetëm.

 

Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë, ndërsa nuk kanë mundur ta fitojnë betejën duke shuajtur kështu familjen.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije anëtari i PD-së Mark Ruci.