Një vajzë 15-vjeçare shqiptare humbi jetën të shtunën në mbrëmje në Montreal ndërsa u përpoq t’i vinte në ndihmë një shoferi të dëmtuar, në një garë makinash.
Sipas mediave lokale, Veronika Gashi së bashku me një mikun e saj do të merrnin pjesë në një garë me makina të modifikuara, pasi panë që dy automjete përplaseshin. Në përpjekje për t’i ardhur në ndihmë, makina e vajzave u përplas nga një automjet tjetër garash. Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 pasdite.
E përshkruar si një vajzë studiuese, e cila nuk i pëlqente vërtet pushimet, Veronica mund të ketë qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
“Mikja e saj Charbel Saliba mendohet të ketë arritur të tërheqë trupin e Veronica nga automjeti pak para se të digjej”,- tha shoqja e ngushtë e familjes Gashi Isabelle Collin.
“Ajo u largua aq herët për të shkuar në punë të Shtunën në mëngjes sa që unë nuk pata rastin as të them lamtumirë”, thotë motra e saj Laura Gashi.
“Unë dua që ajo të kujtohet si një person i bukur dhe i fortë që dinte të zinte vendin e saj”, shton shoqja e saj 15-vjeçare, Raphawlle Grimard.

