Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 31 vjeçar është hedhur nga ballkoni i katit të katërt.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha”, ku për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spiatl U.XH, 31 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë 31 vjeçarin të merrte këtë vendim ekstrem, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç,  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndëruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

elbasaninews.al