Një nënë e re 22 vjeçe nga Korça ka ndërruar jetë paraditen e sotme, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. E reja ishte e shtruar prej 1 muaji në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nëna e re, një muaj më parë për shkak të gjendjes së rëndë bëri lindje të parakohshme. Më pas, u fut në intubim dhe sot bëhet me dije se ajo ka ndërruar jetë. Mjekët kanë arritur të shpëtojnë foshnjën e saj.

Në 23 shkurt, Sidorela Koça u detyruar të lindte parakohe foshnjën e saj për shkak të gjendjes së rëndë. Mjekët në bashkëpunim me kolegët e tyre të maternitetit “Koço Gliozheni” arritën të sillnin në jetë foshnjën me ndërhyrje cezariane.