Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjedhur Skocinë si destinacionin e tij të radhës.

Kjo jo për një takim zyrtar, por për të luajtur sportin e tij të preferuar golfin.

Megjithatë, ky udhëtim është ndaluar nga kryeministri i vendit, Nicola Sturgeon, i cili pretendon se Trump nuk ka një arsyeje madhore për të mbërritur në Skoci dhe për këtë do e ndalojë hyrjen e tij në vend.

“Të luash golf nuk është ajo që unë do ta konsideroja një arsye të fortë. Unë nuk kam ide për planet e udhëtimit të Donald Trump. Shpresoj dhe pres që, siç e presin të gjithë, plani që ai ka është të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Por përtej kësaj nuk e di. Ne nuk po e lejojmë atë të hyjë në Skoci për asnjë arsye në këtë kohë dhe kjo do të zbatohet për këdo tjetër,” tha Sturgeon.

Trump po përpiqej të vizitonte Skocinë për të praktikuar golfin por edhe për të shmangur prezencën gjatë betimit të rivalit të tij, Joe Biden si president i ri i SHBA-së, ceremoni e programuar për tu mbajtur më 20 janar.