ATSH-AFP/ – Turqia hoqi shtrëngimet mbi eksportin e materialeve mjekësore, një masë që do të lehtësojë shitjen e pajisjeve për vendet perëndimore përballur me mungesa.

Ministria e Tregtisë hoqi shtrëngimet mbi shitjen jashtë vendit të respiratorëve, intibatorëve dhe produkteve dezinfektuese si etanol, sipas një dekreti të publikuar në Ftetoren Zyrtare.

Deri tani shitja e pajisjeve jashtë vendit ishte e ndaluar ose duhet t’i nënshtrohej marrjes së një autorizimi nga qeveria turke.

“Këto shtrëngime ishin vendosur përkohësisht në përgjigje të pandemisë. Vendimi për të autorizuar eksportet reflekton (…) kapacitetin në rritje të Turqisë për të parandaluar koronavirusin”, deklaroi një zyrtar i presidencës për shtypin e huaj.

Heqja e këtyre kufizimeve përbën një mundësi për kompanitë turke që kanë rritur ndjeshëm kapacitetet e tyre prodhuese që nga fillimi i epidemisë, në një kohë kur shumë vende kanë pasur vështirësi për furnizimin me pajisje mjekësore./ /ec/