Një 41 vjeçar nga Bulqiza, është arrestuar nga Policia Kufitare në Bllatë, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 5.5 vite burg për drogë, vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Shtetasi em inicialet K.K, është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali pasi më 7 janar 2021 Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bllatë / Dibër

Kapet dhe ndalohet një 41-vjeçar,  me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

Me  datë 13.01.2021 nga Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër,  në   P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin i shtetasit:

– K. K., 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H.,  pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.