Sipas mjekëve, 18-vjeçarja nuk është goditur në një organ jetësor, por pas ekzaminimit mjeko-ligjor, zbulimi është tronditës.

Kjo pasi, Kaso mund të detyrohet të jetojë pjesën tjetër të jetës me plumbin në këmbë, pasi pika në të cilën ajo u qëllua nga pistoleta, nuk u lejon mjekëve që të bëjnë ndërhyrjen.

Mjekët thonë se nëse tentojnë të heqin plumbin mund të jetë fatale për 18-vjeçaren, prandaj ata po mendojnë që ta lënë aty.

Policia greke vijon të jetë në kërkim të autorit, edhe ai shqiptar, i cili qëlloi me armë zjarri në lokal pas një sherri për një borxh rreth 500 eurosh.

 

newsbomb