Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të kredisë në euro, u ul në nivelin 3.6%, nga 3.75% që kishte qenë një vit më parë.
Kryesisht bankat ulën normën mesatare të interesit të kredive në euro, për blerje banesash në 3.11%, nga 3.28 që ishte në 5-mujorin 2020.
Kjo solli dhe dhe një shifër rekord disburisimi nga bankat, prej 117 milionë eurosh kredi të reja për shtëpi, gjatë kësaj periudhe, duke shënuar një rritje me 76% të këtij treguesi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa nuk janë rritur interesat edhe për kredinë konsumatore në euro (me përjashtim të ovedrafteve). Megjithatë sipas ekspertëve, kjo është më pak e rëndësishme, sepse monedha evropiane ka pak peshë tregu në këtë produkt, pasi dominohet nga leku. /a.a/