Po ashtu, Këshilli Bashkiak i Elbasanit në mbledhjen e tij online të zhvilluar sot miratoi edhe kalimin e ushqimeve nga Qendra Ekonomike dhe e Arsimit në Qendrën Balashe. Ushqimet që ishin blerë dhe do të shërbenin për kopshtet dhe çerdhet, tashme gjenden të magazinuara.

Për të evituar skadimin apo prishjen e tyre, bashkia vendosi që ato të përdoren në Qendrën Sociale Balashe për nevojat e Shtëpisë së të Moshuarve apo për nevojat e përfituesve të vakteve falas (aktualisht 130 përfitues çdo ditë).

Elbasaninews.tv