“Bëhet fjalë për rezultate të ndërmjetme nga provat klinike në shkallë të gjerë të realizuara në Britaninë e Madhe dhe një Brazil”, theksoi AstraZeneca.

Kjo vaksinë është për momentin më pak bindëse se ajo e Pfizer/BioNTech apo Modernas, efikasiteti i të cilave kalon 90%.

Por, ajo përdor teknologji më tradicionale sesa këta dy konkurrentë, gjë që e bën atë më pak të kushtueshme dhe më të lehtë për tu ruajtur pasi nuk ka nevojë të mbahet në temperatura shumë të ulëta.

AstraZeneca theksoi në deklaratë se vaksina e saj është “shumë e efektshme” në parandalimin e sëmundjes, duke vënë në dukje se asnjë pjesëmarrës në prova nuk zhvilloi forma të rënda ose duhej të shtrohej në spital.

Rezultatet paraprake bazohen në provat mbi më shumë se 20 000 persona, prej të cilëve 131 kanë marrë sëmundjen.

Laboratori britanik theksoi se do t’ia paraqiste shumë shpejt rezultatet autoriteteve për ët marrë dritën e gjelbër.

“Në sajë të një zinxhiri të thjeshtë furnizimi, vaksina do të jetë e aksesueshme në mbarë botën”, theksoi Pascal Soriot, drejtor i përgjithshëm i AstraZeneca, cituar në një komunikatë.

Grupi thekson se ka avancuar në prodhimin e parashikuar të tre miliardë dozave, që do të jenë të disponueshme në 2021.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, u shpreh në Sky News  shumë i lumtur për këtë lajm të cilësuar inkurajues./ /ec/