Elbasani është kthyer në një skuadër të frikshme javët e fundit, sidomos pas ristartit të kampionatit, teksa në pesë ndeshje ka koleksionuar katër fitore dhe vetëm një humbje. Shifra të denja për një skuadër që pretendon të shpallet kampion dhe jo të mbijetojë në Kategorinë e Parë. Këtë fundjavë verdheblutë prisnin në “Elbasan Arena” skuadrën e Shënkollit, një rival direkt për mbijetesën dhe e kanë mposhtur në shifrat e thella 5 me 0.

Miqtë nuk kanë bërë asnjë rezistencë, ndërkohë që Elbasani po bind me lojë, gola dhe pikë. Vlen të theksohet dopieta e Kejdi Ballës, me golin e Skënderit në pjesën e parë. Në të dytën, shënuan edhe Baro me Dushajn, të cilët hipotekuan fitoren e thellë në shifrat 5 me 0, duke i mbajtur në garë për mbijetesën në kategori.

Në fund të ndeshjes, vetë tekniku Shkëlqim Lleshanaku pranoi që është një tjetër ekip pas pandemisë, por nuk i gëzohet shumë faktit që do të kenë dy ndeshje radhazi në shtëpi.

Një fitore bindëse ka koleksionuar edhe Turbina në shëtpi përballë Ilirisë, në shifrat e thella 4 me 0.