PRISHTINË, 22 qershor /ATSH/ -Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar shqiptarët e Kosovës Lindore për fitoren e 4 deputetëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Lideri i PDK-së tha se çdo herë kur janë bashkuar shqiptarët, kanë arritur fitore.

“E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar.

Kështu është edhe rasti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Rezultatet zgjedhore në Serbi, tregojnë për një fitore të rëndësishme politike, për motrat dhe vëllezërit tanë matanë kufirit.

Uroj që ky bashkim i spektrit politik shqiptar, t’i sjell të mira popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës”.

ATSH