E mbijetuara e vetme nga ngjarje e rëndë që ndodhi një muaj më parë në Kombinat, Tiranë, Blerta Josif ka lënë spitalin.
Bëhet me dije se Josifi ka dalë nga spitali psikiatrik i Tiranë ditën e djeshme.
Burimet për media bëjnë më dije se ajo është në gjendje të përmirësuar dhe është marrë nga familjarët.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë në Kombinatit u bë publike më 2 korrik të këtij viti, ka shokuar mbarë opinionin publik në vendin tonë.
Ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe u gjetën të vdekura në banesë, pasi besonit tek ringjallja, ndërsa Blerta u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas u shtrua në spitalin psikiatrik.
Anisa Josifi u mbajt e vdekur për 15 muaj në dhomën e saj, teksa lyhej me vaj, uthull e aromatizues, në mënyrë që trupi i dekompozuar të mos lëshonte erë të keqe. Një ventilator u gjend gjithashtu në dhomën ku dergjej e pajetë Anisa, 30-vjeçare.