“Frymëzim” është fjala e parë që shkruajnë për të të gjitha mediat britanike dhe është vërtet kështu. Pasi ka dalë nga spitali dhe ka fituar betejën me Covid-19, 99-vjeçari, Tom Moore, i cili mbush plot 100 në fund të muajit prill, ka nisur një fushatë për të mbledhur para në ndihmë të mjekësisë.

Pothuaj 10 ditë më parë, Tom Moore, ishte i ftuar në “Good Morning Britain”, ku edhe e ndau publikisht nismën që kishte marrë përsipër për të ndihmuar shërbimin shëndetësor.

Me karrocën e tij modeste me rrota, kapiteni i luftës lëvizte nëpër lagje me shpresën që të grumbullonte 1000 stërlina. Por vetëm sot ka grumbulluar nga britanikët 8 milionë stërlina.

Faleminderit për frymëzimin dhe për modelin që na jep” është vetëm një ndër qindra-mijëra komentet që Moore ka marrë në rrjet.

Është pikërisht ai, që i kërkoi publikisht të gjithë botës duke kujtuar historinë e luftës: “Shikoni, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, unë dhe shokët e mi duhej të shkonim në front që të luftonim për brezat që do të vinim pas. Unë ju kërkoj juve që të rrini në shtëpi për të mbrojtur brezin dhe shokët e mi.