ATSH/ – Peshku ton gjendet me bollëk në dete, por, shpesh, ne nuk e dimë se sa i mirë është për trupin, shkruan pazienti.it.

Le të zbulojmë më shumë!

Termi ton përgjithësisht tregon një grup llojesh të mëdhenj peshqish pelagjikë që gjenden në shumicën e deteve të planetit.

Në veçanti, ky term grupon lloje të ndryshme peshqish që i përkasin familjes Scombridae, të gjinisë Thunnus, si ton albacore, ton albacares (i njohur më mirë si ton i verdhë), ton atlanticus, ton maccoyi, ton obesus, ton orientalis, ton thynnus ( i ashtuquajturi ton i kuq) dhe ton tonggol.

Siç thamë më herët, ka lloje të ndryshme toni dhe padyshim, shija e tyre ndryshon midis specieve të ndryshme. Cilësia më e mirë e tonit është ajo e peshkut të kuq mesdhetar, ndërsa peshku i mirënjohur si i verdhë përdoret më së shumti për konservim.

Vetitë ushqyese dhe të dobishme të tonit!

Toni tashmë njihet si një peshk me veti të vlefshme ushqyese dhe shumë përfitime, pasi është i pasur me elementë ushqyes të dobishëm për organizmin.

Një tipar shumë i rëndësishëm i tonit është mungesa pothuajse totale e yndyrës së ngopur (ton natyral) ose vetëm 10% yndyrë (ton në vaj); në vend të kësaj, ka një përqindje të mirë të yndyrave të pangopura, kryesisht omega-3.

Mishi i tonit përmban gjithashtu proteina, kalium, selen, vitaminë B12, niacinë dhe fosfor dhe përfaqëson një ushqim me një indeks glicemik shumë të ulët (GI = 0).

Për më tepër, toni nuk përmban karbohidrate (sheqerna).

Prania e ulët e indit lidhor e bën atë tërësisht të ngrënshëm dhe nëse konsumohet me ushqime të tjera që përmbajnë hekur, kontribuon në përthithjen e vetë hekurit.

Roli që luan konsumimi i tonit në parandalimin e kancerit është gjithashtu i rëndësishëm, pasi në një studim me 61 433 gra, në fakt, u zbulua se konsumimi i acideve yndyrore që përmban ky peshk redukton probabilitetin për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Studime të tjera kanë treguar se rritja e konsumit të acideve yndyrore omega-3 mund të ndikojë pozitivisht në kujtesën e të moshuarve.

Për më tepër, një dietë e pasur me ton, dy herë në javë, ulin rrezikun e demencës senile me 28% dhe rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit me 41% krahasuar me ata që e konsumojnë më pak se një herë në javë./  /os/