Kryebashkiaku Gledian Llatja dhe deputetja Evis Kushi kanë qenë derë më derë në njësinë nr 3 të qytetit të Elbasanit për të shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë. Bashkia do të vijojë të jetë në gadishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë këto ditë të vështira

Bashkia e Elbasanit vazhdon të mbështësë me pako ushqimore familjet në nevojë, pensionistë dhe të moshuar të vetmuar në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, i shoqëruar edhe nga deputetia e Partisë Socialiste, Evis Kushi, janë gjendur pranë familjeve në nevojë në lagjen “Skënderbej” të Njësisë 3 në Elbasan. Bashkë me ekipin e A2B, Llatja dhe Kushi asistuan derë me derë për t’u dhënë pakot familjeve dhe për t’i lutur ata të qëndrojnë të mbrojtur në shtëpitë e tyre. Z.Llatja u ka shprehur atyre gadishmërinë e bashkisë së Elbasanit dhe se vec këtyre pakove një ndihmë e dytë do t’u shkojë sërisht.

Nga ana tjetër deputetia Kushi përgëzoi veçanërisht qytetarinë e treguar nga Elbasani për respektimin e rregullave të vendosura nga qeveria, si edhe ekipin e bashkisë për gadishmërinë me në krye Z.Llatja. Ndër të tjera Znj.Kushi shprehet se është e impresionuar nga mbështetja dhe solidariteti që po tregojnë në këtë situatë shumë biznese dhe organizata jofitimpturëse që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bashkinë Elbasan.

Bashkia e Elbasanit së fundmi ka ndërmarrë edhe nismën e re “Familja për Familjen”, ku secili prej nesh mund të ndihmojë një familje në nevojë në lagje, rrugicë, pallat apo diku tjetër në qytet apo fshat.