ATSH/ Në Fier po vijon regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme të Zonës Kadastrale (1451) në fshatin Darzezë.

Duke informuar mbi këtë proces, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi tha se “jemi ende në fazën e afishimit publik të pasurive të zonës”.

Kjo sipas tij, do t’u japë mundësi banorëve të verifikojnë të dhënat e pasurive, për t’i hapur rrugën certifikimit të pronave të tyre nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

“Shumë shpejt jo më informalitet; investime të sigurta dhe të garantuara dhe pronë e legjitimuar”, tha ai.