ATSH-DPA/ – Austria do të njoftojë sot heqjen e paralajmërimit për udhëtimet drejt Lombardisë, në Italinë fqinje, që ishte në fuqi për rajonin verior, tha sot Ministria e Jashtme austriake.
“Zhvillimet epidemiologjike në provincën italiane që u godit e para dhe veçanërisht rëndë nga pandemia, na lejon të ndërmarrim këtë hap”, theksoi ministria në një deklaratë.
Vjena tashmë kishte hequr kufizimet e udhëtimeve për pjesën tjetër të Italisë, në mes të qershorit.
Paralajmërimet për pasagjerët austriakë janë tani për 32 vende të tjera të botës, përfshirë Ballkanit, Suedinë dhe Britaninë e Madhe. /os/