ATSH-AFP/ – Vazhdimi i aktiviteteve bërthamore të Koresë së Veriut përbën një shqetësim të madh, theksoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (AIEA), në raportin e saj vjetor të agjencisë së OKB-së, publikuar sot.

“Vazhdimi i programit bërthamor të DPRK (Republika Popullore Demokratike e Koresë) përbën një shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe është thellësisht për të ardhur keq “, theksoi AIEA në këtë raport.

Gjatë periudhës pas raportit të tij të fundit në gusht 2019, AIEA vëzhgoi indikacione të pajtueshme me prodhimin e uraniumit të pasuruar në qendrën bërthamore Yongbyon.

Agjencia me qendër në Vjenë kujton se nuk ka pasur akses në qendrën Yongbyon ose në vende të tjera në Korenë e Veriut dhe e bazon analizën e saj në informacionet që ka në dispozicion, të tilla si informacioni dhe informacioni publik dhe imazhe satelitore.

Dje, SHBA-ja paralajmëroi kundër aktiviteteve balistike të Koresë së Veriut, që vazhdojnë dhe që përbëjnë një kërcënim domethënës për stabilitetin rajonal dhe botëror./ /ec/