TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë punoi sot intensivisht për pastrimin e rrjetit në të gjithë qytetin dhe në zonat kryesore në kuadër të masave për përballimin e reshjeve të shiut dhe evitimin e përmbytjeve.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, sektori i Kanalizimeve u vendos në gatishmëri duke garantuar që situata nga reshjet në qytet të jetë në normalitet.
Po ashtu, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime njofton qytetarët se, gjatë ditës së sotme për shkak të një defekti në rrjet, do të ketë kufizime të furnizimit me ujë për disa zona në unazën e qytetit.
“Jemi të angazhuar për eliminimin sa më shpejtë të avarisë”, thuhet në një njoftim të UK Vlorë.
ATSH