ATSH/ Pandemia e COVID-19 që ka prekur mbarë botën vijon të japë efekt negativ në transportin e mallrave.

Volumi i transportit të mallrave përgjatë muajit prill u përmirësua krahasuar me muaji mars, por sërish është poshtë nivelit të të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Në katërmujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.3 milionë tonë, duke u ulur me 8.7%, krahasuar me katërmujorin e parë të 2019.

Vetëm gjatë muajit prill volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte llogaritet 353 mijë tonë, duke u ulur 5.8 %, krahasuar me prillin e 2019-s.

Gjatë katërmujorit, ulje ka shënuar edhe numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare.

Sipas INSTAT, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në prill 2020 është 3.170 pasagjerë. Krahasuar me prillin 2019, ky tregues është ulur 95.8%.

Në katërmujorin e parë të 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 128.980 pasagjerë, duke u ulur me 43.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019./a.gjonaj/j.p/