Zona e Bergamos në Itali është tronditur nga vrasja e një politikani të njohur.

Franco Colleoni është gjetur i vdekur shumë pranë banesës së tij, jo larg nga restoranti po në pronësi të tij, “Il Carroccio”.

 

Mediat italiane thonë se Colleoni ishte figurë aktive e politikës në këtë zonë, një mbështetës i fortë i Matteo Salvinit si dhe për disa kohë ka mbajtur postin e sekretarit provincial për partinë “Lega”.

Sipas policisë, 68-vjeçari është qëlluar pas koke, motivet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.