Rafiki, një nga gorillat malore të Ugandës është vrarë nga 4 persona, të cilët janë arrestuar, raporton Correiere.it.

Gorilla 25 vjeçare ishte drejtuesi i një grupi prej 17 gorillash, ndërsa ishte shpallur edhe specie në rrezik zhdukje.

Ai u vra në Parkun Kombëtar Bwindi Impenetrable, ndërsa rojtarët e parkut thanë se vdekja e tij e lë grupin të paqëndrueshëm edhe ekziston mundësia që ai të shpërbëhet.

Në rast se në krye të grupit do të vendoset një gorrillë tjetër e egër, atëherë grupi nuk do të dëshironte më të merrej me njerëzit, gjë që mund të ndikonte në turizmin e Ugandës.

Gorillat malore janë specie shumë të rrezikuara, pasi vetëm pak më shumë se 1 mijë prej tyre kanë mbetur, ndërsasa autoritetet e Ugandës shprehen se kjo është një “goditje e rëndë” për këtë specie.

Katër burrat që vranë gorrillën rrezikojnë burgimin e përjetshëm, ose një gjobë prej 5.4 milionë dollarësh, sië parashikon ligji për mbrojtjen e jetës së egër, miratuar vitin e kaluar.

newsbomb